Smart Pack
Smart Pack është nje kompani e themeluar në 2019, në një treg jo të konsoliduar sa i përket ambalazhit plastik.
Kjo bëri që në të ishim më të sigurt që në fillim lidhur me investimin tone, duke qenë të vetmit në vend që arrijmë të mbulojmë të gjithë nevojat e tregut sa i përket ambalazhit plastik pasi tregu kryesisht furnizohej nga importi.
Si filluam
Smart Pack e filloi rrugëtimin me vizionin për të qenë kompania udheheqëse sa i përket produkteve te ambalazhit.
Qëllimi ynë është të jemi sa më afër kërkesave të klientëve në mënyre që të ofrojmë cilësinë dhekorrektësine në cdo kohë.
Qëllimi
Jemi themeluar si një kompani jo vetëm me qëllime përfitimi ekonomik por për të qenë të aftë për të sjellë tek ju produktet dhe shërbimet më të mira sa më afër raportit cilësi/çmim.
Integriteti, përgjegjësia si dhe vizionet largpamëse kanë qenë, janë dhe do të jenë modelet e sjelljes sonë. Realizojmë produkte të personalizuara që ju nevojiten klientëve tanë. Stafi ynë është i kualifikuar në mënyrë që tu japë konsulencën dhe zgjidhjen më të favorshme për të pasur një efikasitet më të lartë duke reduktuar kostot.
Kërkim-Zhvillimi
Aktiviteti i kërkim-zhvillimit të Smart Pack ka si objektiv:
Të përmirësoje teknologjine duke sjellë inovacione në fushën ku ne operon.
Zhvillim të games së produkteve për të qenë në çdo kohë zgjidhja juaj e paketimit.
Kërkimin e rezultateve më të mira ekonomike dhe ekologjike.
Avantazhet
Eksperienca 17 vjeçare në tregjet europiane, e sjellë nga Smart Pack në Shqipëri dhe bashkëpunimi me kompanitë më serioze në Europë për sa i përket prodhimit të Stretch & Shrink filmit ka bërë të mundur sjelljen e teknologjive dhe një vizion të ri sa i përket paketimit.
Vizioni dhe Vlerat
Ne besojmë fort në marrëdhëniet njerëzore dhe punojmë me integritet dhe ndershmëri. Ky besim do të na cojë në krye të industrisë dhe do të vazhdojmë ashtu siç kemi filluar me qëllim që të ndërtojmë projekte afatgjata dhe për të kontribuar në produkte cilësore dhe të personalizuara sipas kërkesës.
Vlerat bazë:
- Fokusimi tek nevojat e klientit
- Të ofrojmë zgjidhje të personalizuara
- Shërbim cilësor dhe të qëndrueshëm
- Miqësorë ndaj mjedisit
- Pasion për të sjellë ide të reja, inovative dhe të qëndrueshme për klientët tanë
- Integriteti, ndershmëri dhe besueshmëri
- Standarde të larta etike
- Staf i kualifikuar
- Bashkëpunim në grup
Misioni dhe qëllimet tona
Ne ndërmarrim veprime të përditshme drejt përsosjes, për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me klientët tanë dhe për formimin e një praktike biznesi më të mirë.
OBJEKTIVAT NDAJ KONSUMATORIT:
- Klientë vazhdimisht të kënaqur
- Të ndërtojmë një reputacion
- Të kuptojmë nevojat dhe pritshmëritë e klientit
- Komunikim sa më i mirë me klientët
- Përmirësimeve të vazhdueshme në cilesi dhe korrektesi per te pasur gjithmone kliente te kenaqur
OBJEKTIVAT ORIENTUAR PROCESIT TË BRENDSHËM:
- Dorëzim i çdo produkt në kohë
- Përmirësimi i rregullave të shëndetit, sigurisë dhe ruajtjes së mjedisit
- Të përmirësojmë produktivitetin
- Të krijojmë procedura të dokumentuara brenda kompanisë
- Të zhvillojmë aftësitë dhe kompetencat tona
Filozofia
Marrëdhëniet e qëndrueshme janë thelbi i biznesit në industrinë ku ne operojmë. Në çdo kohë, ne përpiqemi të sjellim zgjidhje që i përmbushin më së miri nevojat dhe qëllimet e klientëve tanë. Gjithashtu, ne i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme dhe individuale secilit klient.
Ndikimi në mjedis:
Smart Pack eshte i përkushtuar ndaj mbajtjes së mjedisit të pastër dhe besojmë se kjo do të na aftësojë më tej për të funksionuar në mënyrë të disiplinuar dhe të qëndrueshme për një periudhë afatgjatë. Kemi filluar me hapa të vegjël drejt një plani afatgjatë.
Gjurma gjeografike:
Smart pack ndodhet në: Rruga Vath Turja, Godina 72/12-S3, Spitallë,Durrës.
Cilësi nga fillimi në fund:
Ne nuk ofrojmë asgjë më shumë sesa punë cilësore. Ne e duam punën tonë dhe e bëjmë atë shume perkushtim. Çdo porosi qe ekzekutohet prej nesh kalon nëpër disa faza të vlerësimit dhe mbikëqyrjes, si dhe kemi njohuri të thelluara duke filluar nga lendet e para deri tek detajet me te vogla sa i perket prodhimit te ketyre produkteve. Çdo punonjës i yni merr krenari personale në çdo porosi të përfunduar, duke u përpjekur që gjithmonë të tejkalojë pritshmëritë e klientit. Stafi ynë është veçanërisht i aftë për perceptimin e shpejtë të porosise për të zhvilluar ate me efikasitet në mënyrë që t’u ofrojmë klientëve tanë produktet me te cilesore. Një kompani që përdor përvojat e grumbulluara nga eksperienca disa vjecare ne Europe për të ofruar cilesi tek klientët.
Kontakt
Spitallë-Durrës
+355696067271
+355693088901